Skip to content

“Ka njerëz të tjerë që mund të qeverisin më mirë…”, Nishani shton sulmet ndaj Bashës, e akuzon se e dinte që Berisha do të shpallej “non-grata” nga SHBA-ja

Zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Demokratike, si zgjedhjet për kryetar dhe shpallja e ish-kreut Sali Berisha “non-grata” nga SHBA-ja, duket se kanë krijuar përçarje dhe debate të thella midis eksponentëve të kësaj force politike.

Gjatë një interviste live, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani e ka akuzuar kryetarin në detyrë të PD, Lulzim Basha se ka qenë në dijeni të vendimit të DASH kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu, Nishanit deklaroi se kjo ka qenë edhe arsyeja e afrimit të datës së zgjedhjeve për kreun e PD-së. Ai shtoi se Basha nuk ka asnjë kontribut në këto 8 vite brenda PD-së dhe se ka njerëz të tjerë që mund të qeverisin më mirë se Basha.

“Ka njerëz të tjerë që mund të qeverisin më mirë se Basha, dhe të tregojnë veten e tyre. Lider lind, nuk bëhesh. Kryetar nuk lind, bëhesh. Për mua po, pasi në 8 vite nuk bëri asgjë. Zoti Basha duhet të dalë në opinion publik dhe të bëjë transparencë për këtë gjë.

Edhe më parë kjo ‘Berisha ka ndikim te ai; është tezë manipulative, që t’i ikë përgjegjësisë. Zoti Basha është njohur me këtë tezë dhe është rrahur shpesh me këtë gjë.

Asnjë herë zoti Basha s’ka dalë publikisht dhe të demontojë këtë gjë, dhe të thotë; zoti Berisha s’ka asnjë ndikim tek unë. Ka dhe një thashethemnajë se Basha ankohet para diplomatëve të huaj se ka ndikim nga zoti Berisha”, tha Nishani.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb