Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Një votim larg nga shkarkimi, reagon presidenca për Komisionin Hetimor për Metën

Në një kohë kur Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës është duke raportuar gjetjet për shkeljet që sipas tyre presidenti i ka bërë Kushtetutës, ka ardhur dhe reagimi i parë nga presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

Reagimi i plotë i Blushit:

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb