Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë jashtë vëmendjes mediatike në zyrat e SPAK.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se takimi është zhvilluar rreth orës 15:00 dhe të pranishën krahas ambasadores kanë qenë drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajna, dhe drejutesi i SPAK Arbej Kraja.
Nuk dihet shkaku i këtij takimi të shkurtër 30-minutësh, ndërkohë që palët kanë zgjedhur të qëndrojnë hermetike pa dhënë shumë detaje për mediat.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
