Skip to content

“10% e të pasurve e mendojnë veten të varfër” , problemi i preceptimit të pasurisë në Gjermani kthehet në disavantazh për partitë e majta

Kur flitet për pabarazinë dhe ndarjen e padrejtë të të ardhurave dhe pasurisë, Gjermania ka më fort ngjashmëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se sa me Francën, e ku 10 përqindëshi i të pasurve që para pandemisë zotëronin dy të tretat e pasurisë e kanë thelluar këtë handikap.

Sërish, pabarazia e të ardhurave në shoqërinë gjermane dhe propozimet se si të zbutet ajo me gjasë do të luajnë një rol të vogël në zgjedhjet e shtatorit të këtij viti. Sondazhet nxjerrin poshtë pritshmërive dy partitë që premtojnë zbutjen e pabarazisë, socialdemokratët SPD dhe komunistët e Die Linke.

Pse? Një studim i kryer së fundmi synon që t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Studimi tregon se si gjermanët kanë një perceptim të rremë në lidhje me të ardhurat dhe pasurinë, perceptim që përbën një pengesë madhore për të majtën.

Sondazhi i kryer nga studiuesit e Universitetit të Konstanzës dhe organizata “Das Progressive Zentrum” ofron një tablo të shoqërisë gjermane, “ku të gjithë mendojnë se i përkasin shtresës së mesme. Ata që marrin e kanë më pak i mbivlerësojnë të ardhurat dhe pasurinë e tyre, ndërsa ata që marrin më shumë nuk e perceptojnë veten si të pasur.

Mes 6 mijë të intervistuara për anketën “Covid-19 dhe pabarazia”, 10 për qind më të varfrit e perceptojnë veten më të pasur nga sa janë realisht, ndërsa 10 për qind e më të pasurve e perceptonin veten më të varfër.

Si rezultat, thotë studimi, debati gjerman mbi pabarazinë tenton të mbesë shumë abstrakt për të tërhequr votuesin mesatar, edhe pse njerëzit besojnë problemi i pabarazisë në përgjithësi ekziston.

“Studimi nxorri këtë paradoks sërish. Votuesit gjermanë janë pesimistë sa i takon së përgjithshmes, por optimistë kur bëhet fjalë për gjendjen personale financiare”, thotë Marius Busemeyer, një prej autorëve të studimit.

“Për partitë e së majtës kjo është një sfidë e madhe politike, sepse është e vështirë të hapësh një diskutim mbi pasurinë, të ardhurat, apo taksat përballë instikteve konservatore të votuesve”, vijon ai.

Busemeyer thotë se ky problematika bëhet edhe më e theksuar nga perceptimi i gabuar, ky shumica e votuesve gjermanë e perceptojnë barazinë në të ardhurave që të jetë më e madhe se pabarazia, kur në fakt kjo e fundit është tre herë më e madhe se e para.

Korrigjimi i këtij perceptimi të gabuar mund të jetë zgjidhja e nevojshme që e majta të çlirojë potencialin e saj, që deri më tani po dështon që ta shndërrojë këtë temë në një kalë beteje për shtatorin.

DIe Linke garon me premtimin e vendosjes së një takse kombëtare për pasurinë, të pezulluar në Gjermani që prej vitit 1997. Sipas këtij propozimi, personat që zotërojnë pasuri mbi 2 mln euro duhet të ndajnë në formë takse 30 për qind të kësaj pasurie brenda 20 viteve të ardhshme.

Por, partia që bëri bashkë komunistët e Gjermanisë Lindore dhe socialdemokratët e zhgënjyer kur u themeluar në 2007, sipas sondazheve nuk shkon më shumë se 8 për qind të votave, poshtë rezultatit të arritur në zgjedhjet e 2017-ës.

SPD nga ana tjetër, që ka qeverisur me CDU-në e Angela Merkel për dy mandatet e fundit, ka mbajtur një qëndrim më të moderuar, duke propozuar 1 për qind taksë pasurie për çdo individ që zotëron mbi 2 mln euro pasuri.

Udhëhequr nga ministri i Financave, Olaf Scholz, sondazhet e fundit i nxjerrin socialdemokratët rreth 10 për qind poshtë CDU-së dhe “Të gjelbërve”.

loading…

/faxweb