Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj, është pyetur sërish mbrëmjen e sotme për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Shehaj tha se ashtu si çdo demokrat, e ka pritur me trishtim këtë lajm.
Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se vendimi i DASH oishte një goditje e rëndë për të gjithë demokratët, ndërsa nuk preferoi të ndalet më tepër te kjo çështje.
“Nuk ka demokrat të jetë gëzuar. Ka nqenë dhe ëhstë një goditje e rëndë për të gjithë. Unë er kam shprehur mendimin tim për ish-liderin se ai është një lider.
Unë jam futur në politikë në 2017, kuptohem se atëherë zoti Berisha nuk ishte një njeri i thjeshtë.
Unë nuk kam ndërmend të jap një opinion. Nuk mendoj se është e rëndësishme të jap një opinion.
Unë jam këtu kandidat për kryetar të PD. Kam një mendim dhe ide se si mund të fitojë PD dhe mund të vijë në pushtet”, theksoi kandidati për kryetar të PD-së.
