Kryetar i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
Gjatë intervistës së tij ai foli lidhur me një prej çështjeve më të diskutuara, shpallja non grata e Sali Berishës.
Sipas tij ky vendim ka ekzistuar më herët, ndërkohë që për ta ilustruar këtë mori si shembull pyetjen që dy vite më parë Rama i ka drejtuar Berishës “e kapërcen dot Oqeanin?”
“Në fillim isha vetëm unë që i dola në mbrojtje. Unë kam punuar dhe e njoh nga afër Berishën.
Di që ka shumë kritika, por shumë gjëra janë të pavërteta, sidomos kur e bëjnë vrasës e kriminel.
Akuzat për korrupsion janë të tilla që është përfshirë dhe ka favorizuar dhe pas shpjegimit 24 orë më pas, atëherë gjëja sikur u relativizua pak. zëdhënës të departamentit e dhanë këtë.
Pati vërejtje në fillim si u tha kjo gjë. Ideja për të bërë këtë deklaratë nuk ishte e atyre ditëve, një nga faktet është që Rama i ka thënë Berishës e kapërcen dot Oqeanin?”, u shpreh Starova.
