Skip to content

Anëtari i dehur i PD-së i prish fjalimin Edith Harxhit në Korçë

Fjalimi i kandidates për kreun e PD-së, Edith Harxhi është ndërprerë 2 herë.

Shkak është bërë një anëtar i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohej duke thënë “nuk duam të dëgjojmë përralla”.

Megjithatë, nga sa Report Tv mëson, bëhet fjalë për një nga anëtarë i cili ishte i dehur.

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka pasur kritika për mënyrën se si funksionon kjo parti. Duke e quajtur 8-vjeçarin më të vështirë në opozitë, Harxhi tha se PD nuk dëgjon fjalën e degëve në rretheve.

“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi.

Krah saj u shfaq edhe Bujar Nishani, i cili po bën hapur fushatë për zgjedhjen e Harxhit në krye të PD-së.