Ikona e bukurisë shqiptare Valbona Selimllari e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News ka treguar se kur kalon situata të cilat e mërzisin janë mikeshat dhe miqt e saj të cilët e mbështesin.
Ajo thotë se në situata të tilla nuk i ka diskutuar as me mamanë dhe as me motrën e saj pasi nuk ka dashur që t’i mërzis sepse ata e vuajnë më shumë gjendjen e saj.
Ndër të tjera Selimllari shprehet se në përgjithësi nuk i tregon dobësitë e saj, por mundohet të tregohet e fortë pavarsisht situatave që jeta e përball.
“Kur kam pasur lot shumë nuk kam shkuar as tek mamaja as tek motra, nuk kam dashur t’i mërzis.
Kam mikesha dhe miq, kanë qenë ndonjëherë mbështetja më e madhe sesa vetë familja ime, të cilën vetëm për ta ruajtur, padiskutim se ata janë njerëzit që mund të të mbështesin më shumë, por ata e vuajnë më shumë gjendjen tënde.
Kështu që unë kam dashur t’ua shmang . Në përgjithësi nuk e tregoj shumë dobësinë. Në përgjithësi mundohem të luaj të fortën, është e lodhshme shpeshherë që të duhet të tregohesh gjithmonë e fortë.
Ka njeriu dobsitë e veta dhe aq më shumë femra është cik më delikate në këtë marrëdhënie. Po unë duke qenë një cik si çun, jam rritur me djem me shokë edhe e menaxhoj cik më mirë emocionin. Në përgjithësi jam natyrë e fortë”, tha Selimllari.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
