Forcat izraelite kanë vrarë së fundmi një palestinez në Bregun Perëndimor. Mediat e huaja raportojnë se vrasja ka ndodhur gjatë një proteste kundër zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve Izraelite në tokën Palestineze.
Zakaria Hamayel, 28 vjeç, u godit nga një plumb në gjoks në një protestë në Beita. Vrasja ndodhi teksa qindra palestinezë ishin mbledhur në protestë pranë Nablus.
Disa nga turma, me fytyrat e tyre të mbuluara me maska, hodhën gurë ndaj ushtarëve dhe djegën goma, thanë dëshmitarët. Ushtarët izraelitë hapën zjarr, duke vrarë një njeri, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.
Forcat izraelite kanë kryer arrestime në të gjithë Bregun Perëndimor pas dhunës që shpërtheu rreth konfliktit 11-ditor midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza që shpërtheu në 10 maj dhe përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti javën e kaluar.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
