Skip to content

E RËNDË/ Të shtëna në Vlorë, mbrëmja e së shtunës mbyllet me plagosjen e një banori të fshatit Kaninë. Kush është i lënduari

Ilustruese.

Një ngjarje aspak e këndshmë dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Vlorë, kur dyshohet se një qyterar është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, i lënduar ka mbetur personi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Ky i fundit është paraqitur në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri, dyshon policia, në rrethana ende të paqarta rreth orës 23:30.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb