Skip to content

Policia tha se u plagos në rrethana të paqarta, kush është 38-vjeçari vlonjat që i shpëtoi atentatit në banesë, mori 4 plumba në trup

Mbrëmjen e djeshme Policia e Vlorës njoftoi për një qytetar që ishte plagosur në rrethana të paqarta, ndërkohë që burime bëjnë me dije për Faxweb.al se kemi të bëjmë me një atentat, që për fatin e mirë nuk shkoi si duhet.

Mësohet se personi që mbeti i plagosur është shtetasi Edison Begaj, 38 vjeç. Atentati i është bërë në ambientet e banesës së tij në fshatin Kaninë.

38-vjeçari është qëlluar me katër plumba në pjesën e poshtme të trupit, në këmbë, ndërkohë qe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk është kapur autori dhe nuk dihet shkaku i plagosjes.

Njoftimi i dhënë mbrëmë nga Policia e Vlorës:

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

E RËNDË/ Të shtëna në Vlorë, mbrëmja e së shtunës mbyllet me plagosjen e një banori të fshatit Kaninë. Kush është i lënduari

(E.K/Faxweb.al)

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb