Skip to content

Mbytet një person në portin e Durrësit, dyshohet se do kalonte ilegalisht drejt Italisë

FOTO ILUSTRUESE

Një person është mbytur në portin e Durrësit këtë të dielë, ndërsa trupi i tij është konstatuar nga Policia kufitare.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është një shtetas i huaj, dyshohet sirian.

Paraprakisht burimet saktësojnë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi ka qenë i padekompozuar.

Mësohet se i riu ka tentuar që të kalojë ilegalisht në drejtim të Italisë, por në rrethana që nuk dihen ende është gjetur i mbytur.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb