Skip to content

Vendimtar në ndeshje të rëndësishme, Zlatan Ibrahimovic i thur elozhe sulmuesit shqiptar: Kjo është arsyeja përse e kemi marrë në skuadër

Kampioni suedez Zlatan Ibrahimovic ndonëse tashmë është gati 40 vjecc vazhdon të shërbejë si një shembull për shumë sulmues të rinj me atë ai bën në fushën e lojës.

Një ndër ta është dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Astrit Selmani, i cili luan me skuadrën e Hammarby-t, që tashmë zotërohet nga Zlatan Ibrahimovic.

Skuadra arriti t’i dhurojë Ibrahimovic dhe trofeun e parë si President, pasi arriti të fitojë Kupën e Suedisë. Hammarby luajti finalen ndaj Hacken me 120 minutat që u mbyllën me shifrat 0-0.

Skuadra e Hammarbyt u tregua më e saktë te penalltitë, ndërsa i fundit që shënoi ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Astrit Selmani. Pas këtij triumfi ka folur Ibrahimovic.

“Kjo është arsyeja për të cilën ne e kemi marrë Selmanin, për të vendosur këto momente. Kjo (Kupa e Suedisë) do të thotë shumë. Për këtë luan. Finalet fitohen. Nuk ka rëndësi se si luan. Ju duhet të fitoni finalet”, ka thënë Zlatan Ibrahimovic.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb