Deputetja Edona Bilali i ka dhënë vetes dhe kryeministrit Edi Rama meritat për rikthimin e tifozëve në stadium në finale e “Kupës sëShqipërisë” mes Skëderbeut dhe Vllaznisë, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Air Albania”.
Bilali thekson se ka qenë Rama, ai që nuk i ka thënë “Jo” Shkodrës duke dal kundër vendimit të Komitetit Teknik i cili hynte në fuqi ditën e nesërme për lirimin e masave.
“E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë” -shkruan Bilali.
Postimi i plotë:
Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19. E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort.
Pasi nuk arriti të siguronte shpalljen kampion në Superligën
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
