Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj kryetarit të Bashkisë Dritan Leli, nga deputetë e ish deputet, sot radha për shërbimin ndaj Ramës i ka ardhur kryetarit të PS-së për Vloën dhe njëherësh deputet i zgjedhur në 25 Prill, Anduel Tahirajt. Ai ka dalë në bulevardin e qytetit shoqëruar nga disa të rinj me pretendimin për pastrimin e tij.
Tahiraj është kujdesur të lajmërojë mediat për daljen e tij dhe në fjalën që ka mbajtur nuk ka kursyer akuzat ndaj bashkisë dhe kryetarit Dritan Leli, për të cilin tha se është duke fjetur.
“Nuk presim të zgjohet kryetari nga gjumi”- ka thënë Tahiraj.
Tahiraj ka zgjedhur për të pastruar një zonë (bulevardin) që në fakt nuk ka probleme me mbetjet, por duket se këtë zonë Tahiraj e ka zgjedhur pikërisht për të dhënë mesazhin.
Burime nga brenda Partisë bëjnë me dije se të gjithë eksponentët e partisë kanë marrë urdhër për të sulmuar publikisht kryetarin e Bashkisë.
Vetëm disa ditë më parë, ndaj Lelit akuza ngriti dhe deputeti tjetër i zgjedhur në Vlorë Ilir Metaj. (Lexo edhe këtu lajmin)
Që prej refuzimit të Lelit për të lënë postin e kryetarit të Bashkisë, në zgjedhjet e 25 Prillit, sulmet ndaj tij nga socialistët kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë që divorci me familjen e tij politike duket tashmë i pakthyeshëm.
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
