Gjykata e Krujës ka vendosur ditën e sotme masat e sigurisë për 13 nga 16 të arrestuarit në superaksionin anti-kanabis që u zhvillua 3 ditë më parë në zonën e Krujës. Për tre të tjerët, masa e sigurisë do të jepet ditën e nesërme.
Tre ditë më parë, Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat RENEA, si edhe me FNSH-në e Tiranës dhe Fierit zbarkuan në Krujë, aty ku zbuluan një laborator droge me llampa.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në total 16 persona dhe u shpallen në kërkim 24 të tjerë dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 qytetarë.
Nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje u be vleresimi i masave te Sigurise per shtetasit.
Fetije Kullaj- arrest me burg
Erion Deliu- arrest me burg
Musait Vathi- arrest shtepie
Dashamire Deliu- arrest shtepie
Sokol Kullaj- arrest shtepie
Refik Deliu- arrest shtepie
Ferid Kullaj- arrest me burg
Dashamir Kullaj- arrest me burg
Erlind Almeta- arrest me burg
Xhavid Kullaj- arrest shtepie
Indrit Kullaj- arrest me burg
Ervin Perlica, detyrim paraqitje
Flamur Halili, detyrim paraqitje
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb