Kandidati për Kryetar i PD-së, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Shehaj thotë se SHBA-të kanë mbështetur PD-në që në krijimin e saj ndërsa shton se lidhja do forcohet më shumë në të ardhmen.
“Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.
Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.
Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”-shkruan Shehaj.
