Gazetari Elton Qyno ka folur mbrëmjen e sotme për rastin e një personi i cili ishte proceduar për kultivim narkotikësh por që e quante këtë një vendim të padrejtë.
Sipas Qynosm, ky person pretendonte se kishte mbjellë vetëm 4 rrënjë kanabis dhe i kishte thënë që kultivimi nuk është vetëm çështje e mafias por edhe ekonomi familjare.
Ai kishte folur për familjen e tij, duke i treguar gazetarit vështirësitë ekonomike, pasi kishte dy vajza në shkollë të lartë dhe duhej paguar shkolla.
“Takova një qytetar në zgjedhje. Më tha jam proceduar për kultivim narkotikësh pa të drejtë. Kam mbjellë vetëm katër rrënjë kanabis. I thashë: Po pse e padrejtë? Shiko tha kultivimi i narkotikëve nuk është vetëm çështje mafias, por është dhe çështje ekonomie familjare. Kam dy vajza në shkollë të lartë, duhet paguar shkolla.” tha Elton Qyno në Open.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
