Skip to content

Gati vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjeç, Komiteti Teknik mblidhet sot për t’i dhënë dritën jeshile  

Shqipëria pritet t’i japë ‘ok’ vaksinimit anticovid edhe tek fëmijët. Disa vende të bashkimit europian si Italia dhe Rumania kanë nisur vaksinimin e tyre në 1 qershor.

Agjensia europiane e barnave ka miratuar aplikimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët 12 vjeç e lart. Lidhur me këtë vendim do të diskutojnë komiteti teknik i ekspertëve këtë të enjte .

Por për sa kohë na mbron vaksina nga virusi covid 19 , si ndikon vaksnimi tek personat që e kanë kaluar covidin ?

Kanë kaluar vetëm 6 muaj kur nisi vaksinimi dhe studime të ndryshme kundërshtojnë njëri-tjetrin. Me shumë gjasë vaksina anticovid tanimë do të jetë e përvitshme theksojnë ekspertë të shëndetësisë.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb