Skip to content

A do futet PD në Parlament? Ironizon Bushati: Futu n’zyrë, shpejt futu n’zyrë! Vetëm nëse i ngrenë për veshësh ambasadorët

Analisti Andi Bushati ka ironizuar me opozitën mbrëmjen e sotme duke u shprehur se ata do të futen ne Parlament vetëm nëse “ambasadorët i kapin për veshësh”.

Kjo ishte përgjigja e Bushatit në Open. Deputeti i zgjedhur i PD-së në Lezhë Agron Gjekmarkaj nuk ra dakord me Bushati, duke u shprehur se nëse Basha do të kishte frikë ambasadorët atëherë nuk do të bënte ato veprime që ka bërë.

Pjesë nga biseda: 

Bushati: Po e ngritën ambasadorët për veshësh “Futu mzyrë, shpejt futu në zyrë.” Vetëm atëherë do të futen zoti Basha.

Gjekmarkaj: Nëse Basha do kishte pasur frikë ambasadorët nuk do t’i kishte marrë këto vendime. Bushati e tha në mënyrë teatrale për të qenë dhe tërheqës me shikuesin.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb