Skip to content

Kultivonin bimë narkotike në një hapësirë të pyllëzuar në Delvinë, vihen në pranga dy shtetas

Policia e Sarandës gjatë punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit duke arrestuar dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Sarandë dhe të Stacionit Livadhja,kanë arritur të evidentojnë këtë veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjatë kontrollit masiv të territorit në fshatin Leshnicë, Finiq.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 53 vjeç dhe I. Xh, banues të dy në Delvinë.

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb