Skip to content

E mori në vendin e nëntë në kampionat dhe i dha Champions League, Tuchel fiton rinovimin me Chelsea

Thomas Tuchel është padyshim trajneri i momentit dhe Chelsea i Abramovich nuk mund ta lërë t’i ikë nga dora.

Gjermani shkoi në fund të janarit tek Chelsea pas shkarkimit ‘rrufe’ dhjetorin e 2020 nga PSG. Ai mori londinezët nga vendi i 9-të dhe i siguroi vendin e 4-t në fund të sezonit që e çon në Champions League.

Tuchel nuk arriti të fitonte finalen e FA Cup, por fundi i majit e kurorëzoi me trofeun e Champions League, i dyti në historinë e Chelsea-s.

Tashmë gjermani do të jetë deri në verën e 2024, edhe pse Abramovich ka një të shkuar të keqe me trajnerën pasi nuk shquhet për durim.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb