Skip to content

Facebook merr vendimin, llogaria e Donald Trump pezullohet për dy vite

Facebook ka në plan të ‘izolojë’ Donald Trump-in nga përdorimi i llogarive të tij personale.

Mediat e huaja raportojnë se Trump nuk do të lejohet të përdorë llogari në Facebook dhe Instagram deri në janar të 2023.

Në fakt prej 7 janarit të këtij viti Trumpi u izolua nga ana ‘online’ për shkak të thirrjeve të tij që sollën sulmet në Kapiton.

6 persona vdiqën më 6 janar pasi Presidenti Trump kishte humbur zgjedhjet.

Edhe në janar të 2023 lejimi do të bëhet vetëm nëse Facebook sigurohet se Trump nuk përbën më kërcënim.