Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me pasojë plagosje drejtuesi mjeti në Korçë, i dëmtuari transportohet në spital

E premtja e parë e qershorit është mbyllur me një aksident automobilistik në qytetin e Korçës, ku janë përplasur dy mjete.

Burimet për Fax News dhe Faxweb.al kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, si pasojë e së cilës njëri nga drejtuesit ka marrë plagë në trup.

Drejtues i dëmtuar i mjetit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korcës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, goditja ka qënë e fortë cka ka sjelle dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb