Skip to content

TRAGJIKE/ U hodh për të shpëtuar nga autobuzi që pësoi defekt në Elbasan, vdes pas disa orësh pasagjerja

Një tragjedi është shënuar pasditen e së premtes në fshatin Tregan të Elbasanit, në vendin e njohur ndryshe si Llixhat termale.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi një autobuzi me 15 pasagjerë pësoi defekt.

Sipas informacioneve paraprake, një pasagjerja u hodh nga autobuzi për të shpëtuar por gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar viktima.

Për shkak të hedhjes nga mjeti i transportit, pasagjerja ndërroi jetë pas disa orësh në spitalin kirurgjik të Elbasan dëmtimet e marra.

Ndërkohë, drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb