Dhurata Selaj, e akuzuar nga autoritetet se në bashkëpunim me babanë e saj vrau bashkëshortin me të cilin ishte në proces divorci Kudret Saliaj, dy javë më parë u dënua me 1.4 vite burg për dhunë në familje.
Më konkretisht kjo shtetase u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e dhunës në familje më 14 maj. Vendim të cilin nëpërmjet avokatit mbrojtës e apeloj më datë 20 maj. Ajo po gjykohej nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që është akuzuar dhe nga mbesa e Kudret Saliajt, se i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë në një faqe online. (Lexo edhe ketu lajmin)
Viktima kishte bërë kallëzim ndaj nënës së tre fëmijëve të tij, me pretendimin se gruaja i kishte kërcënuar me jetë nënën, si dhe dhunonte fëmijët. Gjithashtu në kallëzim thuhet se Dhurata ushtronte dhunë psikologjike edhe ndaj tij.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
