Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me qytetarët në Durrës, deklaroi se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve.
“Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen.
Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve.
Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur drejt destinacionit Europian”, deklaroi Basha.
