Këtë të shtunë e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News është volejbollistja Ela Tase e cila ka treguar më shumë lidhur me sportin të cilin e ka ushtruar për një kohë të gjatë.
Ajo thotë se për të ishte një përgjegjësi dhe pas çdo stërvitje ajo analizonte çdo veprim që të arrinte rezulutate sa më të larta.
“Mbas një viti vajtëm në Kinë. Unë atje kam punuar vetëm një muaj të tërë pa bërë ndeshje. Unë atje jam vetëm stërvitur dhe duket ajo stërvitja e madhe që unë bëra atje unë erdha këtu një tjetër njeri me një hop shumë herë më të madh.
Dhe që aty pastaj fillova të kisha atë arsenal gjuajtje, të kisha një arsenal në të gjithë lojën. Unë volejbollin nuk e kam parë vetëm gjuajtje. Unë si gjuajtëse dhe më vonë si kapitene që ishte dhe një detyrë tjetër për të mbarëvajtur lojën. Unë këtë e kam parë shumë të kujdesshme dhe me një përgjegjësi të paparë.
Kam qenë shumë e vëmendshme dhe mbi të gjitha përgjegjësi. Një përgjegjësi që mua mu fut që e re, që unë duhet të jepja maksimumin, nga unë do të kërkojnë, gjuajtja do kërkohet e fundit nga unë. Është vetë formimi im që u bë kjo pjesë shumë e përgjegjshme.
Që aty pashë që unë duhet të isha për volejbollin edhe më lart dhe gjatë gjithë stërvitjeve analizoja çdo veprim”, u shpreh Ela Tase.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
