Skip to content

Ky shtet merr vendimin drastik, kush kapet duke përdorur Twitter-in shkon në burg

Nigeria do të ndjekë penalisht këdo që zbulohet se ka shkelur ndalimin në vend të firmës së medieve sociale, Twitter.

Sipas BBC, qeveria njoftoi të premten se po pezullonte operimet e kompanisë Twitter në vend.

Rrjetet e telefonit celular e bllokuan qasjen pasi u urdhëruan ta bëjnë një gjë të tillë, por disa përdorues po e ‘kapërcejnë’ ndalimin.

Kjo masë vjen pasi Twitter fshiu një status të presidentit Muhammadu Buhari për shkeljen e rregullave të faqes.

Qeveria e tij tha të shtunën se fshirja e postimit ishte “zhgënjyese”, por jo e vetmja arsye për pezullimin e “përkohshëm”.

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb