Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele duke ndarë në rrjetet sociale momente nga çelja e aerodromit të Gjirokastrës.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shfaqet spektakli mbi qiellin e “qytetit të gurtë”, ndërsa u uron ndjekësve një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES
dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.
