Nga Alban Gorishti

Duke stigmatizuar feminizmin, personalisht mendoj se forca më e madhe pas lëvizjeve të një burri qëndron një femër (dhe anasjelltas), pa to krijimi do të ishte monoton, i ftohtë, etj. Sado e fortë zemra e një mashkulli thellësisht Zoti e ka bërë atë të ketë nevojë për pak “feminizëm” ashtu që të mishërojë ndjenjat humane karshi krijesave në përgjithësi, madje ndoshta edhe ndaj të drejtave të vetes së vet. Një zemër që nuk ka rrahur për një femër (apo anasjelltas për një mashkull) qoftë edhe njëherë në jetën e vet, ka për ti transportuar emblemat e veta në mesin e një shkretëtire të pa jetë. Askujt nuk duhet ti privohet kjo pavarësi, fëmijët një ditë do të vijë dita që të kalojnë etapat për të cilat dikur ishin karantinuar, ndaj ne si prindër më pas nuk mundet ta xhelozojmë këtë fenomen, pasi do të ishte dëshirë absurde ajo e “asportimit” më pas të ndjesive të tyre. Po ne mundet ti orientojmë ato ndjesi dhe kaq. Tek e fundit xheneti nuk do të shquhet për intelektualizëm por për dashuri të pakufizuar të Krijuesit ndaj krijesave. Zemra rreh për dikë prej njerëzve dhe është mëkat ta ndalësh atë kjo do ta bënte atë transgresion, idhujtari. Por nëse zemra reh le të rahi për aq sa nuk e ofuskon mendimin e shëndoshë dhe e përzien rrjedhën e natyrshme të fitres. Rroftë ai feminizëm i cili e ndërton kënaqësinë e botës tjetër mbi ligjshmërinë e kënaqësive të kësaj bote. Për këtë po o shkruaj këto rreshta të shkurtra, për çdo zemër të cilës trishtimi për një dashuri të humbur nuk ia kufizon asnjëherë shikimin përtej trupave dhe ndjenjave.

Por çfarë ka përtej feminizmit? A është e ligjshme ta xhelozosh një “feminizëm” i cili të është dhuruar si ndjenjë e bukur ndaj dikujt? Mendoj se xhelozia dhe feminizmi duhet të jenë koncepte të ndërvarura ndaj njëra tjetrës, të pashmangshme pasi nëse të “dashuruarit” e këtij feminizmi është diçka e natyrshme ngjashëm edhe ndjenjat protektive (xhelozia) ndaj tij janë po aq të ligjshme. Kjo është mënyrë vlerësimi për këtë entitet të brishtë që quhet femër. Islami ia njeh njeriut xhelozinë si mjet i vërtetë për të ndërtuar dhe mbrojtur një feminizëm të shëndetshëm, duke e projektuar lidhjen mashkull femër në përjetësi. Siç edhe e dënon feminizmin e zhveshur dhe zhveshës. Ebu Hurejra ka thënë: Po qëndronim ulur te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur ai tha: “Në kohën që po flija e gjeta veten time në xhenet. Atje pash një grua pranë një pallati. I thash asaj: Për cilin është ky pallat? Tha: Për Umerin. Më erdhi ndërmend xhelozia e tij (Umerit) kështu që u largova.” Ebu Hurejra tha: Umeri qau dhe tha: A për ty o i Dërguari i Allahut –bëfsha kurban babain dhe nënën time- të ndiej xhelozi?

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re