Mëngjesin e sotëm Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë arrestoi në flagrancë një 34-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Shtetasit me inicialet M. S., 34 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
