Burime për Faxnews bënë me dije se ka qenë djali adoleshent i çiftit ai i cili ka gjetur të pajetë dy prindërit e tij, pas krimit tronditës në familje në Dragostunjë të Librazhdit.
Mësohet se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Ka qenë 56-vjeçari Qemal Bici, ai i cili ekzekutoi fillimisht me sëpatë bashkëshorten e tij 53-vjeçare, Minevere Bici dhe më pas u vetëvar në një pemë në ambientet e jashtme të banesës.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërkohë që çifti kishte sëbashku 4 fëmijë.
…
/faxweb
