Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjet në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë analizës së tij, Fevziu u ndal edhe tek marrëdhëniet që kanë biznesmenët me politikanët, duke deklaruar se ata punojnë me të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën e vendit dhe se në Partinë Demokratike kishte entuziazëm, sepse po fillonin të afroheshin biznesmenët.
“Njerëzit e biznesit mbajnë raporte me të gjithë. Nuk ka biznesmenë që deklarohen pro njërit apo tjetrit.
Jetojnë pranë politikës, me të gjitha krahët e politikës. Përveç rasteve të rralla si Koço Kokëdhima përshembull, që ishte i deklaruar me të majtën.
Biznesmenët kanë punuar me Bërishen, me Ramën, me Bashën.
Edhe brenda PD entuziazmi ishte i madh, që po afrohen biznesmenët për të financuar në fushatë, që ishte një lloj detyrimi“, tha Fevziu.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
Blendi Fevziu: Zgjedhjet në PD janë të paracaktuara. Basha duhet të ishte dorëhequr! E djathta është në moment kritik
