Skip to content

Dhurata Saliaj kërkon mëshirë, i ati i saj kërkon t’a shfajësojë: Armën e kisha me vete, nuk e mora nga vazja ime

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për të vendosur masën e dënimit për të përfshirët në vrasjen e Kudret Saliajt. Përpara gjykatës janë paraqitur Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, babë e bijë që kanë dëshmuar duke dhënë versionin e tyre për ngjarjen.

Në dëshminë e dhënë nga Mexhit Picari ai kërkoi të shfajësonte vajzën e tij, duke thënë se armën e kishte pasur me vete, nuk e kishte marrë nga ajo. Ndërsa Dhurata Saliaj deklaroi se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte i ati.

Pavarësisht dëshmive të dhëna, Gjykata e Tiranës, ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe ka vendosur burg pa afat edhe për Mexhit Picarin edhe për të bijën Dhurata Saliaj duke i akuzuar si bashkëpunëtorë në krim.

LAJM I FUNDIT/ Gjykata lë në burg Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliaj për vrasjen e Kudret Saliajt në mes të Tiranës

/faxweb