Skip to content

Pse filluan prishjet në bregdet pas zgjedhjeve? Julian Hodaj zbulon arsyen: Është periudha kur rriten tentativat për…

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të Faxneës, komentoi aksionin e ndërrmarrë nga ministria që ai reprezanton, për prishjen e ndërtimeve paleje në bregdet.

Hodaj theksoi se pas Ksamilit dhe Shëngjinit, grupet e punës do të lëvizin respektivisht në të gjithë bregdetin shqiptar për të finalizuar prishjen e obkjekteve pa leje deri në fund të muajit qershor, sipas planifikimeve të bëra.

Pyetjes se pse u zgjodh pikërisht periudha paszgjedhore për të nisur prishjet, Hodaj u përgjigj se përkon me periudhën kur rriten tentativat për të ndërtuar objekte të lehta në bregdet me qëllim shfrytëzimin e turizmit informal pa paguar taksa.

“Do të lëvizet respektivisht nga Ksamili në drejtim të veriut dhe nga Velipoja në drejtim të jugut, deri në pikën ku ato bashkohen.

Ky është plani ynë për momentin sepse nuk kemi asnjë pengesë domethënëse në këto dy ditët e para që ne të planifikojmë ndryshe.

Më tepër se afati  brenda 30 Qershorit është fakti që ky operacion do të duhet të realizohet me doemos për të garantuar një sezon turistik të qetë, të rregullt dhe të denjë.

Mos të harrojmë një fakt domethënës se shumica e abuzuesve dhe ndërtuesve pa leje bëjnë biznes duke dëntuar realisht tregun e turizmit.

Futen dhe konkurrojnë me të gjitha bizneset e tjera në kushte të barabarta pa paguar taksa, pa paguar lejet e ndërtimit dhe mjedisit, pra pa kontribuar në të mirën e përbashkët.

Kjo është periudha ku konstatohen tentativat më të shumta për të ndërtuar në bregdet. Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me ndërtime të lehta që montohen shpejt, me hekur dhe me dru dhe jo me beton. Kjo gjë nuk është konstatuar jo vetëm sivjet, por edhe vitet e tjera dhe ndaj ka patur veprime të vazhdueshme nga institucionet shtetërore.

Kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet por ka të bëjë me faktin që ka dhe tentativa më të shpeshta për abuzimet në bregdet me pronën publike“, tha Hodaj.

/faxweb