Skip to content

Yuri Kim jep lajmin e mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një status në Twitter, shkruan se Shqipëria ka kaluar rrezikut nga koronavirusi, duke u futur te vendet me rrezik të ulët.

Ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.

“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.