ELBASAN– Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve në qytetin e Peqinit. Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në fshatin “Karthnek”, Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin “Karthnek”, Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T, 62 vjeç, banues në fshatin “Karthnek”, Peqin, duke i shkaktuar plagë në qafë.
I dëmtuari është trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
(BalkanWeb)
