Një tjetër krim për motive banale tronditi mëngjesin e sotëm Peqinin por dhe të gjithë vendin.
Leonard Bashalliu, personi që shihni në foton e mëposhtme ekzekutoi me armë zjarri shtetasin 45-vjeçar Ylber Xhahysa.
Konflikti mes dy personave dyshohet se e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i ka gërvishur automjetin autorit. Ky konflikt është rikthyer mëngjesin e sotëm, duke agravuar deri në përdorimin e armës dhe humbjen fatale të jetës së 45-vjeçarit.
Mësohet se Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.
Sipas Policisë autori u ndoq dhe u lokalizua pas ngjarjes, dhe u arrestua, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit. (Lexo edhe ketu lajmin)
…
/faxweb
