Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, pati një përplasje të ashpër zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj në lidhje me aksionin e nisur në bregdet në lidhje me prishjen e objekteve pa leje.
Lapaj ngriti tezën se pse këto ndërtime të mos prisheshin në shtator kur përfundonte sezoni turistik në mënyrë që ë mos krijoheshin grumbuj me inerte gjatë sezonit turistik.
Ishte zëvendësministri ai i cili e ndërpreu vazhdimisht duke nisur dhe debatin mes tyre.
PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:
Adriatik Lapaj: Pse mos t’u prisheshin në shtator? I kanë bërë me hallë dhe me kredi, janë hallexhinj. Do më lësh të mbaroj…
Julian Hodaj: Po mirë mo se debat po bëjmë.
Adriatik Lapaj: Vetëm me ligjin mos më ngatërro mua.
Julian Hodaj: Hë ça thotë se po më pëlqen.
Adriatik Lapaj: Kam shumë respekt për t’I si profesionist, ti je ekspert politik, unë në fushën time.
Julian Hodaj: Ça t’i bëjmë që ti lënë të punojnë
Adriatik Lapaj: Po shqiptarë janë mo burrë i theut, s’janë serbë. S’bëni kështu me oligarkët. Ik e prishjua atyre. Punojnë ca ditë dhe mbajnë kalamajtë me shkollë në Tiranë.
…
/faxweb
