Skip to content

Kuvendi mblidhet ta shkarkojë, Ilir Meta thërret në Presidencë ca valltarë nga Dibra t’i dekorojë

Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të shkarkuar Ilir Metën, që do të hynte në histori kështu, si presidenti i parë i shkarkuar.

Por, ndërsa pritet që të shkarkohet nga Kuvendi, Ilir Meta njofton se ka thërritur në Presidencë ca valltarë për t’i dekoruar.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me sa duket, Meta ka vendosur të shpërndajë sa më shumë dekorata, para largimit nga Presidenca.