Skip to content

Karikaturisti Bujar Kapexhiu i del zot Ilir Metës nga Presidenca: Në një sallë të mbyllur thuren intriga, këtu këndohet e hidhet valle

Karikaturisti Bujar Kapexhiu i ka dalë zot Ilir Metës, para shkarkimit.

Në fjalën e mbajtur gjatë një aktiviteti në Presidencë, ai komentoi seancën që po mbahet në Kuvend për shkarkimin e presidentit Meta.

Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle.

Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.

Para shkarkimit, Ilir Meta thirri disa valltarë nga Dibra t’i dekorojë, ndërsa kaarikaturistin Kapexhiu për t’i zbavitur e mbajtur fjalën e nderit.