

Disa ditë më parë në zonën e Ueld-it në Kolorado, një tornado e fuqishme u krijua brenda pak minutave. Dhjetëra qytetarë e kanë filmuar këtë forcë të natyrës.
Prej tornados nuk pati asnjë të lënduar, ama dëmet materiale kishte. Të paktën dy banesa u shkatërruan, ndërsa shumë familje nuk patën kohë as të largohen.
Në median amerikane pati dhe artikuj ku dëshmitarët treguan momentet kur u përballën me tornadon. Disa prej tyre gjetën strehë në vaskat e tualeteve.
Ndërkohë abcnews, përcolli këto pamje të tornados, të kapura nga afër
