Skip to content

Pret F-16 amerikane, Bullgaria humb MiG-un sovjetik në Detin e Zi

Një avion prodhimit sovjetik MiG-29 nw Bullgari u përplas në Detin e Zi gjatë një stërvitje ushtarake dhe piloti u zhduk, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë.

Ministria konfirmoi se aeroplani luftarak u zhduk nga radari në 12:45 me kohën lokale mbi ujërat territoriale të atij vendi, raporton AP.

Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit filloi menjëherë dhe vazhdon, por statusi i pilotit mbetet i panjohur.

Arsyet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende, por zyrtarët ushtarakë kanë pezulluar stërvitjen “Shabla 2021”.

Kryeministri Stefan Ianev i tha BTV se piloti nuk raportoi ndonjë problem përpara se të zhdukej nga radari.

Rindërtimi i Flotës Ajrore Bullgare

Dy aeroplanë MiG-29 që i përkisnin Bullgarisë u rrëzuan në 1994 dhe 2012.

Që nga anëtarësimi në NATO në 2004, Bullgaria është përpjekur të zëvendësojë flotën e saj ajrore sovjetike me MiG-29, por problemet financiare e kanë frenuar atë.

Në vitin 2019, vendi i Ballkanit nënshkroi një marrëveshje mbi blerjen e tetë avionëve ushtarakë F-16 nga kompania amerikane Lockheed Martin, si pjesë e përpjekjeve për të harmonizuar aviacionin e tij me standardet e NATO-s.

Avionët e parë F-16 duhet të dorëzohen në Bullgari deri në vitin 2023.