Skip to content

Ndalimi i mediave në komisionet parlamantare, reagon BE: Keqardhje për mungesën e konsultimeve, këto rregulla s’janë në përgjigje të udhëzimeve tona

BE ka shprehur keqardhje për rregullat e reja të vendosura nga Kuvendi ku gazetarët dhe mediat do të ndalohen të jenë pjesë e komisioneve parlamentare.

Sipas reagimit nga delegacioni i BE në Shqipëri, Kuvendi duhet të konsultohej me mediat pasi këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE.

Po ashtu, në reagim theksohet se qasja e mediave në parlament është element i rëndësishëm i një demokracia liberale.

STATUSI NGA BE

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale.

Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014.

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2

— EU in Albania (@EUinAlbania) June 9, 2021