Deri më tani, dy janë njerëzit që kanë guxuar ta mbrojnë Sali Berishës, pas mandatës së radhës nga SHBA: Aldo Bumçi dhe Çim Peka.
Të dy, duke thënë marrëzira.
Ndërsa Bumçi shprehej i lumtur për vendimin e Joe Biden, pasi nuk e kupton që godet Berishën, Çim Peka thotë se në fakt Urdhëri Ekzekutiv i Biden ka lidhje me Slloveninë, jo me Sali Berishën.
Urdhri ekzekutiv i presidentit Biden, për kë bien kambanat në Shqipëri?
Ka dy momente, Shqipëria është lajm se futet për herë të parë në këtë listë, por më lajm se Shqipëria është Sllovenia dhe Kroacia. Sepse thuhet për herë të parë ish- republikat socialiste Jugosllave. Ky është lajmi i vërtetë. Ka dhe diçka tjetër pasi ky është një plotësim ligjor i një inisiative që bëhet çdo vit. Në hapësirën amerikane nuk është lajm, pasi për çdo vit është plotësimi i vakumeve ligjore që i bëhet këtij urdhri ekzekutiv që ka nisur në kohën e zotit Bush.
Çfarë ka ndodhur që na futen dhe ne?
Lajmi është Sllovenia, pasi lidhet me ‘non paper-i’ i famshëm. E veçanta e këtij urdhi është fakti se ka një paragraf në këtë urdhër ku thotë se të gjithë ata që cënojnë integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Non paper i dalë nga Sllovenia tashmë është i njohur, duke krijuar një hartë të re të Ballkanit. Kjo ka shqetësuar shumë kënd. Duket se Joe Biden ka vendosur që çdo diskutim për ndryshim kufijsh në kohën e Trump t’i japë fund.
Pse Shqipëria? Shqipëria u përfshi në diskutimet për ndryshimin e kufijve. Edhe kjo mund të jetë edhe një prej arsyeve. Vendime individuale ndaj shqiptarëve kanë marrë edhe më herët. Ka dhe diçka të re në këtë urdhër, pasi flet për qeveri korruptive të Ballkanit Perëndimor dhe për qeveri në detyrë, fakt që nuk është përdorur më herët.
Dy janë të rejat, përfshirja e Shqipërisë dhe Sllovenisë për integritetin territorial të shteteve aktuale dhe përfshinë qeveritë korruptive aktuale në Ballkan.
Është edhe diçka e re, mbi personat që nuk bëjnë njohjen reciproke. Kjo e prek direkt presidentin serb Vuçiç, për sa i përket njohjes së reciprocitetit të Kosovës.
Çdo vendim apo paragraf ka parasysh një zyrtar të lartë në Ballkan.
