Skip to content

“Politikani më i shkathët, shahisti më i zoti”, Kristaq Kume ‘debat’ me Denis Dyrnjanë për kryeministrin. Gazetari: Do ta shihni Ramën e vërtetë kur të ketë përballë…

I ftuar në Arena, eksperti për çështjet zgjedhore Kristaq Kume u shpreh se Ram është politikani më i shkathët, më i zoti dhe shahisti më i përkryer në fushën e politikës.

Ndërsa gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se kur Rama të ketë dikë si ai në politikë, që ka ardhur me forcat e veta, do të shihet Rama i vërtetë.

Kume: Politikani më i shkathët, më i zoti dhe shahisti më i përkryer në fushën e politikës, baraz Rama. Ka ditur të luajë më mirë se kundërshtari. Rama shumë më i zoti në lojë se gjithë të tjerët së bashku.

Dyrnjaja: Kur Rama të ketë dikë si ai në politikë, që ka ardhur me forcat e veta do ta shohim Ramën e vërtetë, forcën e tij. Rama ka pasur vetëm dy kundërshtarë Fatos Nanon dhe Sali Berishën, të dy i mundi në degradimin e vet.

/faxweb