Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një baze ushtarake në San Antonio të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e bazës së “Lackland”, e cila nuk dha detaje të tjera për ngjarjen.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që e gjithë zona përreth ndërtesës ushtarake është izoluar totalisht.
Sipas mediave amerikane incidenti ndodhi shumë pranë dyerve të bazës dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e personave përgjegjës.
