Skip to content

Gjithçka është gati për Euro 2020, kush është shqiptari që zbret për të kënduar në ceremoninë zyrtare

Gjithçka është gati për Euro 2020. Ceremonia zyrtare do të nisë nesër prej orës 19:00, teksa dy orë më pas do të shijojmë betejën e parë.

Italia do të sfidojë Turqinë në “Olimpico” të Romës, takim që po pritet me padurim nga tifozët e shumtë të lojës më të bukur me top.

I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet i pari Ermal Meta.

40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.

/faxweb