Skip to content

Makina humb kontrollin dhe merr para 30-vjeçaren dhe përplaset me pemën, detajet nga policia

Aksident në Tiranë. Një makinë pasi humbi kontrollin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe një kalimtare të rastit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit.

Policia raporton se drejtuesi me inicialet J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se e plagosura është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.